Çfarë nuk ka bërë Erling Haaland, që nga koha kur ka filluar pushimet verore?

Çfarë nuk ka bërë Erling Haaland, që nga koha kur ka filluar pushimet verore?

Një nga sulmuesit më të përfolur në botë dhe një nga tinejgjerët me të ardhmen më të ndritur në botë, Erling Haaland ka bërë aktivitete nga më të ndryshmet që nga koha kur kanë filluar pushimet verore për të, pas përfundimit të kampionatit në Gjermani, raporton Insajderi.

Ai ka postuar foto duke prerë drunjtë në një mal në Norvegji, duke përshkruar foton me një fjali “Dimri po vjen” dhe ka postuar foto si një bujk i vërtet duke punuar tokën me traktorin e tij.

Por, kjo nuk është e gjitha, pasi edhe një skandal e ka përcjellë pushimin e tij. Një video është shpërndarë në gjithë botën ku shihet ai duke u larguar me forcë nga sigurimi i një klubi nate në Norvegji./Insajderi.com