Përkrahësja e ekipit Chelsea, Jessica Lopes ka dhënë një premtim të guximshëm nëse ekipi i zemrës arrin të shpallet kampion në Ligën e Kampionëve.
‘Nëse Chelsea do ta fitojë Champions League, do të pozoj zhveshur me vetëm fanellën në trup. Asgjë nuk do të më ndalojë’.
Ky është premtimi i ish-Miss Bum Bum në Angli.
Por të realizohet dëshira e Lopes, duket e vështirë sepse skuadra e drejtuar nga Frank Lampard duhet të përmbysë disfatën 0-3 të pësuar në Stamford Bridge kundër Bayern Mynih, në kthimin e 1/8 të finales në Allianz Arena. / Insajderi.com