Çfarë rezultati i duhet Kosovës kundër Çekisë – skenaret për kualifikim në Euro

Çfarë rezultati i duhet Kosovës kundër Çekisë – skenaret për kualifikim në Euro

Kombëtarja e Kosovës në futboll, do të luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në kampionatin Evropian 2020.

Kosova sonte do të ndeshet me Çekinë, në ora 20:45, ndërsa të dielën me fillim nga ora 18:00, e pret Anglinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çekia radhitet në pozitën e dytë në tabelën e Grupit A, me një pikë më shumë të fituar sesa Kosova, përderisa Anglia është lidere e grupit.

Rezultatet që duhet t’i arrijë Kosova në mënyrë që të arrijë kualifikimin:

– Kosova eliminohet nëse humb kundër Republikës Çeke.
– Nëse Kosova e mposht Çekinë, atëherë mund t’i duhet barazimi kundër Anglisë varësisht nga rezultati i ndeshjes Bullgari – Çeki (nëse Çekia fiton kundër Bullgarisë, Kosovës do t’i duhej të paktën barazim kundër Anglisë
– Çfarëdo barazimi apo humbje e Çekisë kundër Bullgarisë do ta dërgonte Kosovën automatikisht në Evropian, pavarësisht rezultatit kundër Anglisë).
– Nëse Kosova barazon kundër Çekisë, atëherë Kosovës i duhet të paktën barazim kundër Anglisë dhe Çekia duhet të humbë kundër Bullgarisë.
– Nëse Kosova s’e arrin kualifikimin në këtë mënyrë, e ka të siguruar një vend në play-offs, si fitues i Grupit D3 të Ligës së Kombeve.

Si qëndron situata për Kombëtaret e tjera në Grupin A?

– Anglia do të kualifikohet me barazim kundër Malit të Zi, ose nëse Kosova humb kundër Çekisë; e ka një vend të garantuar në play-offs nëse është e nevojshme, si fitues i Grupit A4 të Ligës së Kombeve.
– Republika Çeke do të kualifikohet nëse fiton kundër Kosovës.
– Mali i Zi nuk mund të kualifikohet më në Kampionatin Evropian.
– Bullgaria nuk mund të kualifikohet më në Kampionatin Evropian përmes fazës së grupeve; për momentin e ka një vend në play-offs kualifikues.
– Kosova mund të ëndërrojë për EURO 2020 edhe nëse pëson disfatë sonte në Çeki, pasi që e ka një vend të siguruar në play-offs për kualifikim në Evropian.
– Play-offs do të zhvillohen përmes gjysmëfinaleve dhe një finale. Kosova do të përballet në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut, që luan si vendase. Nëse fiton, në finale e pret Gjeorgjia ose Bjellorusia.