Çfarë do të ndodh me Barcelonën pas shpalljes së Pavarësisë së Katalonjës

Çfarë do të ndodh me Barcelonën pas shpalljes së Pavarësisë së Katalonjës

Nuk ka asnjë mënyrë që Barcelona, ​​Espanyol apo edhe ndonjë skuadër tjetër e La Ligas të përjashtohet menjëherë nga garat dhe gjithçka pritet të jetë sikurse që është tani.

Situata do të ndryshonte nëse federata katalunase do të merrte status të ri ligjor dhe përderisa kjo nuk ndodh dhe duhen gjashtë muaj, atëherë situata do të ndryshojë.

Kjo pasi ligji spanjoll nuk lejon që ekipet e vendeve të tjera të marrin pjesë në kampionatet e tyre, përveç Andorrës.

Qeveria nuk ka plane për të ndryshuar ligjin dhe do të qëndrojë kështu siç është  dhe federatat e reja nën pavarësi do të përjashtoheshin, në këtë rast edhe klubet si Barcelona, Espanyol dhe Girona.

Në nivel ndërkombëtar nuk do të kishte pranim automatikisht dhe do të duheshin vite që ato të pranoheshin.

Në Ligën e Kampionëve, ekipet që marrin pjesë duhet të plotësojnë disa kërkesa të përcaktuara nga UEFA, por janë federatat kombëtare që zgjedhin ekipet fillimisht përmes suksesit të tyre sportiv, shkruan Telegrafi.com

Klubet duhet të kenë sukses të caktuar në një kampionat që të marrin pjesën në gara ndërkombëtare.