Çfarë thotë Challandes e çfarë Berisha për festimin e golit ndaj Greqisë

Çfarë thotë Challandes e çfarë Berisha për festimin e golit ndaj Greqisë

Kosova humbi mbrëmë ndaj Greqisë me rezultat 1 me 2 dhe golin e vetëm për Kosovën e shënojë Bernard Berisha, i cili festoi në një mënyrë karakteristike, por që ishte një mesazh thumbues.

Pas takimit, Berisha tha se ky festim nuk kishte të bënte direkt me trajnerin, por pak a shumë ai shprehu pakënaqësitë e tij në lidhje me mos aktivizimin e tij në ndeshjet e Kosovës.

“Nuk ishte direkt për trajnerin, por ishte mesazh se unë kam pritu mjaftueshëm, pasi nuk kam luajtur prej dy vite – unë kam vuajtur shumë, por jam i gatshëm të përgjigjem gjithmonë për Kosovë, sa herë kanë nevojë për mua.”, tha ndër të tjera Berisha, transmeton Insajderi.

Ndërsa trajneri Challandes, tha se nuk i pëlqeu ai festim i golit dhe këtë e ka bërë të qartë tek lojtari.

“Nuk e pranojë atë lloj festimi që ishte mesazh për mua. Unë i thash atij se çfarë mendoj dhe gjithashtu i thash të mos e bëjë më kurrë këtë gjë”, tha ndër të tjera zvicerani.

Nga shumë analist dhe njohës të futbollit, shkaku i mungesave të shumta, pritej që Berisha të startonte ndaj Greqisë, por ai ishte futur vetëm në pjesën e dytë të takimit./Insajderi.com.