Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e lojtarëve të cilët do të grumbullohen për ndeshjet e muajit tetor dhe kji listë ka befasi, pasi në të gjendet Vedat Muriqi, i cili mendohej se nuk mund të luante, njofton Insajderi.
Mugnesa e madhe në këtë grumbullim është ajo e Milot Rashicas, i cili vuan nga lëndimi që nga ndeshja kundër Moldavisë.
Tjetër mungesë është ajo e Bernard Berishës, i cili është në super formë por nuk është ftuar nga Challandes, shkaku i tensioneve në mes vete nga ndeshja me Greqinë.
Gjithashtu, në ekip kthehet edhe Edon Zhegrova, i cili nuk ishte pjesë e grumbullimit në dy ndeshjet e kaluara./Insajderi.com.