Challandes dhe Nuhiu thonë se kjo ndeshje është si një ëndërr

Challandes dhe Nuhiu thonë se kjo ndeshje është si një ëndërr

Sulmuesi, Atdhe Nuhiu dhe trajneri, Bernard Challandes, kanë folur në konferencë për media, para ndeshjes ndaj Maqedonisë, duke thënë se kjo ndeshje është si një ëndërr dhe se nuk e kishin pritur.

“Para katër viteve, po të na thonin se pas kësaj kohe, do të luani një ndeshje të tillë – nuk do ta kishim besuar, por jam shumë i lumtur që jemi këtu tani”, tha Nihiu, transmeton Insajderi.

“Kur kam ardhur në Kosovë, i kam thënë ekipit se një ndeshje të tillë, duhet t’a ëndërronim, por nuk e kemi menduar se do të vijë kaq shpejt”, tha Challandes.

“Ndeshja është nesër dhe jo pas 2 vite e gjysmë, nuk duhet t’a ëndërrojmë, por ta luajmë”, tha ndër të tjera trajneri zviceran./Insajderi.com.