Challandes: Do të provojmë të marrim maksimumin në përballje me Greqinë

Challandes: Do të provojmë të marrim maksimumin në përballje me Greqinë

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencën për shtyp para sfidës me Greqinë ka thënë se mund të ketë ndryshime në sistemin e lojës, duke pasur parasysh mungesat e lojtarëve kryesor në kampin kosovar, njofton Insajderi.

Në fillim të konferencës, Challandes, foli për Moldavinë duke thënë se ekipi kundërshtar nuk ishte i nënçmuar, por fati nuk ishte me Kosovën.

Më pas tekniku zviceran u ndal edhe tek sfida me Greqinë, duke thënë se “sa i përket këtij kompeticioni kjo mund të jetë ndeshja kryesore, ata po bëjnë ndeshje të mira me selektorin e ri, por ne do të provojmë të marrim maksimumin në përballjen e nesërme që do të zhvillohet këtu”.

Më tutje Challandes tha “filozofia ime e punës nuk ma lejon ta përgatisë asnjë ndeshje për barazim vetëm për fitore. Sigurisht që nuk do të jetë lehtë por ne do të kërkojmë lojën tonë”.

Challandes nuk la pa përmendur edhe ndeshjen e tetë tetorit ndaj Maqedonisë, duke thënë “duhet të jemi të çartë se gjasat janë të vogla për të kapur PLAY-OFF-in për Kampionat Botëror, por kjo nuk nënkupton që nuk e kemi marr seriozisht këtë garë, sepse hyjmë për fitore në çdo takim. Por afër nesh është ndeshja ndaj Maqedonisë dhe mendojmë për ta njëkohësisht”./Insajderi.com.