Challandes: Duhet të mbrohemi ndaj Spanjës

Challandes: Duhet të mbrohemi ndaj Spanjës

Selektori i Përfaqusueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka deklaruar se i pret një ndeshje tejet e vështirë ndaj Spanjës.

Ai tha se Kosova duhet të zhvillojë një ndeshje të fokusuar në mbrojtje dhe të shpresojnë në një rezultat pozitiv.

“Është shumë e vështirë për këdo të luajë ndaj Spanjës. E kemi parë në ndeshjen e fundit, posedimin e topit, rastet, por në fund, Suedia fitoi. Ndaj Spanjës ne duhet te mbrohemi, por jo vetëm Kosova, edhe ekipet tjera. Të them se do të fitojmë ndaj Spanjës, është e veshtirë, por edhe të thuash se është e pamundur është budallallëk”, tha selektori zviceran, në konferencën e mbajtur për media të martën, trasnmeton Shqip.com.

Ai po ashtu tha se duhet koncentruar që të i rrezikojnë spanjollët nëpërmjet kundërsulmeve dhe të mundohen ta japin maksimumin ndaj tyre.

“Ne duhet bërë paraqitje të mirë dhe të mundohemi që nga kjo paraqitje të marrim një rezultat të mirë. Duhet të mbrohemi gjatë gjithë kohës. Spanja nuk na lejon posedimin e topit. Duhet të përfitojmë nëpërmjet kundërsulmeve. Nuk do jetë e lehtë pa Kastratin dhe Halimin, por do mundohemi të japim më të mirën”, shtoi gjithashtu Challandes.

Në këtë konferencë foli edhe mbrojtësi Florent Hadërgjonaj, i cili tha se Spanja është ndër kundërshtarët më të mirë në botë, por duhet që ndaj tyre ta japin më të mirën.

“Spanja është ndër ekipet më të mira në botë. Është ndeshje e jashtëzakonshme për ne. Nesër do jemi në fushë të përgatitur”, tha 27-vjeçari.

Ndeshja Kosovë-Spanjë do zhvillohet të martën me fillim nga ora 20-45, në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe është e vlefshme për kualfikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”. /Insajderi.com