I pyetur rreth situatës me Ardian Ismajlin, futbollistin e kombëtares U21 të Kosovës, që vendosi të ndërrojë kombësinë e FIFA-s dhe të përfaqësojë Shqipërinë tash e tutje, selektori i Kosovës Bernard Challandes shprehu zhgënjimin e tij.
Challandes, në një paraqitje për Supersport Kosova dhe një përgjigje shumë direkte dhe të qartë duke thënë se “që nga miqësorja me Shqipërinë Ismajli nuk e ka luajtur asnjë minutë futboll në klubin e tij dhe unë nuk mundem të fitoj në kombëtare dikë që nuk luan fare në ekip. Kam qenë në kontakt me lojtarin dhe i kam thënë që është mirë të vazhdojë me paraqitje për grup moshën U21. Mirëpo, vendimi i tij më ka zhgënjyer shumë, sepse kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe kemi pasur pajtim për atë që kemi bërë deri më tani”, pohoi Challandes, transmeton Insporti.
Kritik, por i matur, Challandes ishte edhe në raport me Kastriot Dermakun duke thënë se ”nuk e ta qartë saktësisht motivin e tij”.
Në anën tjetër me ardhjen e Arjanet Muricit në pozitë ne portierit, Challandes u pyet edhe nëse Muric do të startojë para kapitenit të kombëtraes Samir Ujkanit.
Përgjigja e selektorit ishte e qartë: Fillimisht me vjen mirë që e kemi edhe një portier cilësor në radhët tona. Nuk mundem që tash të tregoj se kush starton. Më duhet të shoh në stërvitje se cili portier si po funksionin me skemat defanzive. Por, më me rëndësi se kaq ëhstë se edhe pas Ligës së Kombeve na presin gara shumë të rëndësishme dhe tashmë kemi portierë shumëtë mirë në dispozicion të kombëtares edhe për të ardhmen jemi më të sigurt.