Challandes fton Rron Brojën për ndeshjen ndaj Greqisë

Challandes fton Rron Brojën për ndeshjen ndaj Greqisë

Me të përfunduar ndeshja në mes të Moldavisë dhe Kosovës, Bernard Challandes, ka filluar menjëherë të mendoj për ndeshjen ndaj Greqisë, që luhet ditën e diel, në stadiumin “Fadil Vokrri”

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, është i vetëdijshëm se do të përballet me mungesa të mëdha të shtatë lojtarëve të ekipit të parë dhe ai ka filluar të shikojë për opsione të tjera, përfshirë lojtarë që nuk i ka ftuar asnjëherë.

Mesfushori i Partizanit të Tiranës, Rron Broja, është emri i ri i cili do të bashkohet me kombëtaren e Kosovës, njofton Insajderi.

Futbollisti zhvilloi sezon shumë pozitiv në aspekt personal me skuadrën tiranase, ndërsa momentalisht gjendej në Ohër ku Partizani vijon përgatitjet parasezonale. Futbollisti ka marrë ftesë dhe të premten do të jetë i grumbulluar kur përfaqësuesja kosovare kthehet nga Moldavia./Insajderi.com.