Challandes i pa kënaqur me barazimin – Rashica ka pësuar lëndim në gju

Challandes i pa kënaqur me barazimin – Rashica ka pësuar lëndim në gju

Kosova ka zhgënjyer në ndeshjen hapëse të edicionit të ri në Ligën e Kombeve, duke marrë vetëm një barazim ndaj Moldavisë, e cila konsiderohej një nga kundërshtarët më të dobët të grupit.

“Nuk mund të jem i lumtur aspak me rezultatin dhe me mënyrën se si kemi luajtur, ani pse e kemi nisur ndeshjen mjaft mirë”, ka thënë Challandes, transmeton Insajderi.

“Në pjesën e dyte vendosëm të tentojmë të depërtojmë më shumë kah qendra, pas me anësorët nuk patëm sukses. Pësuam një gol dhe pastaj gjithçka shkoi keq. Nuk ka nevojë për panik, është vetëm fillimi i kampanjës”, shtoi zvicerani.

“Rashica ka pësuar një lëndim, por nuk e di sa është serioz sepse nuk jam doktor, dhe është dashur të zëvendësohet. Ai ka lënduar gjurin dhe stafi do të shikojë se sa është serioz lëndimi i tij”, njoftoi Challandes.

Ndeshja ishte e dominuar nga Kosova, por që nuk arritën të shënojnë më shumë se një herë dhe ndeshja përfundoi më rezultat të barabartë 1 me 1./Insajderi.com.