Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Suedisë, që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku foli për këtë përballje delikate për kualifikueset e Kupës së Botës ‘Qatar 2022’, njofton Insajderi.
Fillimisht tekniku zviceran foli për kundërhtarin e nesërm të Kosovës, duke thënë: “Suedia është një prej 20 skuadrave më të forta në botë. Duhet të kemi paraqitje shumë të mirë, në mënyrë që të marrim diçka nga ky takim. Kemi disa probleme me kontingjentin e lojtarëve, por ne duhet të gjejmë zgjidhjen e duhur për t’i zëvendësuar ata, në mënyrë që të paraqitemi sa më mirë”.
Më tutje, Challandes foli edhe për veteranin suedez, Ibrahimoviç,”na duhen 11 lojtarë për ta ndalur Ibrahimoviçin. Ne duhet të luajmë si ekip dhe të gjithë duhet të ndihmojnë mbrojtjen”.
Krejt në fund, ish-përzgjedhësi i Armenisë foli edhe për formacionin. “Po ne kemi vendosur, unë kam vendosur por sigurisht unë nuk tregoj se si do të vendosemi tani, kjo është vetëm në kokën time. Por në mendjen time, po e di mirë, ne e dimë kush do fillojë dhe kush jo, por nuk është e lehtë sepse kemi dy qendërmbrojtës që na mungojnë. Zgjidhja është për mungesën e tyre është jo vetëm tek qendërmbrojtësit por tek të gjithë lojtarët, vetëm si skuadër mund ta kompensojmë mungesat që i kemi”, shpreh ndër të tjera Challandes. /Insajderi.com