Challandes para sfidës ndaj Spanjës: Është nder dhe kënaqësi të luajmë kundër ekipit më të mirë në botë

Challandes para sfidës ndaj Spanjës: Është nder dhe kënaqësi të luajmë kundër ekipit më të mirë në botë

Selektori i Kosovës, tekniku zviceran Bernard Challandes ka folur ditën e sotme në konferencë për shtyp, para ndeshjes me Spanjën, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme me fillim nga ora 20:45, njofton Insajderi.

Gjatë konferencës, është regjistruar një episod tejet e veçantë, teksa gazetari i “AS”, Ruben Ares i bën një pyetje trajneri Challandes, por nuk përmend emrin e Kosovës. Pikërisht për këtë arsye, Challandes zgjedh të mos flasë, deri në momentin që gazetari u detyrua ta përmendë emrin e Kosovës.

Kujtojmë se në mediat spanjolle gjatë kësaj kohe kanë qarkulluar tituj skandaloze për Kosovën, për shkak se Spanja nuk e njeh si shtet Kosovën. Për këtë Challandes tha: “Ne nuk mund te jemi te lumtur me qasjen e disa mediave drejtuar Kosovës dhe këtë nuk mund ta fshehim, mirëpo mendoj që motivi kryesor është që do luajmë kundër Spanjës dhe duhet qe të jemi të fokusuar për ndeshjen e nesërme”.

“Pas humbjes nga Suedia nuk është e lehtë të vijmë këtu në Spanjë dhe të përgatitemi për këtë ndeshje. Por, është nder dhe kënaqësi të luajmë kundër ekipit më të mirë në botë. Jemi munduar të përgatitemi sa më mirë dhe jemi të gatshëm”, tha Challandes. /Insajderi.com