Trajneri i përfaqësues së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka deklaruar se ekipi i tij do të shkojë për fitore, përkundër të gjitha problemeve me grumbullim,
“Ndaj Moldavisë luajmë për fitore, luajmë ndeshje garuese, dhe në ndeshje garuese luajmë gjithmonë për fitore – është test i mirë për ne, është e rëndësishme të luajmë mirë dhe të fitojmë”, ka deklaruar Challandes, transmeton Insajderi.
Shkaku i situatës me COVID 19, ekipi i Challandes ka mbajtur vetëm dy stërvitje në Kosovë dhe një do ta ketë në Itali.
“Është e qartë se para një ndeshje ndërkombëtare nuk mjafton një stërvitje. Nuk është mënyra më e mirë, por nuk mund ta ndryshojë situatën, duhet të bëjmë më të mirën në këtë situatë”, shtoi trajneri zviceran.
“Ka dallime në formën e lojtarëve, disa prej tyre janë në faza të ndryshme të përgatitjeve, po përshtatim përgatitjet për secilin prej tyre, për të marrë më të mirën”, shtoi ai./Insajderi.com.