Challandes: Vështirë të bëjë ekipin për këto dy ndeshje

Challandes: Vështirë të bëjë ekipin për këto dy ndeshje

Trajneri i përfaqësuese së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka folur për problem që ai është duke i pasur, në grumbullimin dhe emërimin e ekipit për dy ndeshjet e muajit shtator, që Kosova i zhvillon ndaj Moldavisë dhe Greqisë.

“Nuk dua të flas me emrat të veçantë, por ata do të jenë për ndeshjen me Moldavinë dhe do të mundë të kthehen në shtetet e tyre ka pasur nevojë të futen në karantinë, ndërsa ne me pjesën tjetër të ekipit do të kthehemi në Prishtinë për ndeshjen me Greqinë”, tha Challandes, duke paralajmëruar përgjysmim të ekipit për ndeshjen e dytë, transmetson Insajderi.

“Nuk është e lehtë ta kem një ekip të komponuar sepse kemi lojtar që sapo i kanë nisur përgatitjet, kemi lojtarë që janë në pritje të ndërrimit të skuadrës, kemi lojtarë që nuk kanë luajtur që prej përfundimit të kampionatit dhe nuk kanë stërvitur, kështu që është periudhë e vështirë për të gjetur ekip ideal për ndeshjet e shtatorit”, tha ndër të tjera Challandes.

Pjesëmarrja e Milot Rashica-s, në ndeshjen ndaj Moldavisë, që zhvillohet në Itali, është një lajm shumë pozitiv për Kosovën./Insajderi.com.