Charlie Hebdo ripublikon vizatimet satirike të Profetit Muhamed

Charlie Hebdo ripublikon vizatimet satirike të Profetit Muhamed

Revista satirike franceze, Charlie Hebdo, ka publikuar përsëri vizatimet satirike për Profetin Muhamed. Vizatime që i bën cak të sulmeve terroriste në vitin 2015, njofton Insajderi.

Ripublikimi po bëhet vetëm disa ditë para se 14 persona do të paraqiten para gjyqit të akuzuar se i kanë ndihmuar dy terroristët t’i bartin armët me shtat janar të vitit 2015.

12 persona kishin vdekur, përfshirë edhe një artistik të njohur në Francë.

Pesë persona të tjerë më pas kishin vdekur në një sulm të lidhur me të parin.

Sulmuesit kishin nisur një valë të sulmeve në tërë territorin e Francës.

Ballina e edicionit të fundit të revistës paraqet 12 vizatimet të Profetit Muhamed, që ishin publikuar në një gazetë në Danimarkë, para se të paraqiteshin edhe në Charlie Hebdo.

Një nga vizatimet tregon profetin duke veshur një bombë, në vend të kapelës tipike tradicionale.

Ndërsa fotografia ka të bashkuar një titull ku shkruan “Tout ça pour ça” “E Gjitha ajo veç për këtë”.

Në editorial gazeta shkruan se i është thënë shpesh që të vazhdojë të printojë karikatura të profetit qysh nga vrasjet e 2015-ës.

“Gjithmonë kemi refuzuar, jo sepse është e ndaluar – ligji na lejon – por se kishim nevojë për një arsye të mirë për ta bërë, një arsye që ka kuptim dhe që sjellë diçka në debat”, thuhet në editoral.

“T’i riprodhojmë vizatimet në javën kur po fillon gjyqi ka qenë esenciale për ne”./Insajderi.com