Chelsea po e mposhtë Tottenham në garën për transferimin e mbrojtësit të Brighton, Lewis Dunk.

Chelsea afër transferimit të Lewis Dunk

Chelsea afër transferimit të Lewis Dunk

Chelsea po e mposhtë Tottenham në garën për transferimin e mbrojtësit të Brighton, Lewis Dunk.
Ekipi londinez kanë arritur të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, por faza defansive mbetet një nga pikat e dobëta të tyre, dhe The Blues nuk do të rrinë duarkryq.  Ishte emri i Ben Chilwell që po përmendet nëpër mediat botërore ku thuhet se me një ofertë rreth 60 milionë funta ai do të bëhet lojtar i Chelsea-s, por pas tij, Frank Lampard, dëshiron qendër mbrojtësin Lewis Dunk.
Sipas gazetës The Sun, lojtari është fans i ekipit londinez që nga fëmijëria dhe një marrëveshje rreth 40 milionë funtash është në përfundim, raporton Insajderi.
Lewis Dunk ishte lojtari kyq në fazën defanzive te Brighton këtë sezon, dhe ka zgjuar interesim nga shumë ekipe angleze./Insajderi.com.