
Klubi anglez, Chelsea vërehet se ka synime të mëdha për këtë mërkato, transmeton Insajderi.
Ata së fundmi kanë bërë ofertë zyrtare te Juventus për transferimin e Federico Chiesas.
Raportohet se skuadra angleze ka bërë ofertë prej 100 milion euro për transferimin e lojtarit.
Megjithatë, “Bianconerët” kanë mbyllur bisedimet.
Chiesa pati paraqitje tejet të mira me Italinë në EURO 2020, ku edhe arritën të dalin triumfues në këtë kompeticion./Insajderi.com