Chelsea bënë ofertë për Mahrez

Chelsea bënë ofertë për Mahrez

Chelsea ka ofruar 45 milionë funte për t’i marr shërbimet e algjerianit Riad Mahrez.

Sipas asaj që raporton BeIN Sport, Antonio Conte e dëshiron me çdo kusht që algjerianin ta ketë në skuadër. Interesimi i të katërtëve vjen pas dështimit për ta transferuar Chamberlain i cili iu bashkua Liverpoolit.

Kujtojmë se sot gjatë ditës është raportuar se Mahrez ka kërkuar leje të mungojë në stërvitjen e Algjerisë për shkak se është i zënë duke vendosur për të ardhmen e tij.