Chelsea dhe Liecester City afër marrëveshjes për Ben Chilwell

Chelsea dhe Liecester City afër marrëveshjes për Ben Chilwell

Ekipi nga Londra, Chelsea, është shumë afër të bëjë një marrëveshje me klubin e Liecester City, për mbrojtësin, Ben Chilwell.

The Times, raporton se marrëveshja në mes të klubeve është shumë afër të arrihet, pasi Chelsea ka ofruar 70 milionë euro, plus 10 milionë euro bonuse, ndërsa ekipi i Liecester City, është duke kërkuar 80 milionë euro. Por, raportohet se të dy klubet do të bëjnë nga një hap para, për të kompletuar këtë operacion, transmeton Insajderi.

Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, është fans i flakët i reprezetuesit të Anglisë dhe Roman Abramovic, është i gatshëm të plotësojë kërkesat dhe dëshirat e trajnerit. /Insajderi.com/