Chelsea dhe Real Madrid kokë me kokë për mesfushorin e Lazios

Chelsea dhe Real Madrid kokë me kokë për mesfushorin e Lazios

Po zhvillohet një “luftë” e ashpër në mes Chelsea dhe Real Madrid, për mesfushorin nga Serbia, Sergej Milinkovic-Savic.

Gazzetta dello Sport, ka shkruar se të dyja ekipet kanë hyrë në garën për Savic dhe e kanë marrë shumë seriozisht nënshkrimin me të. PSG ka qenë ekipi më i përfolur se sivjet mund ta bindë lojtarin të largohet nga Lazio, por duket se gjërat po marrin kthesë tjetër me Real dhe Chelsea në garë, transmeton Insajderi.

Savic është një nga mesfushorët më të vlerësuar në Serie A dhe për vite me radhë ka qenë i lidhur me ekipe të mëdha. 90 milion euro kërkon Lazio për secilin ekip që interesohet për shërbimet e tij/Insajderi.com