Janë mbyllur dy ndeshjet e grupit E në Ligën e Kampionëve, ku Chelsea fiton si mysafir, po ashtu dhe Sevilla fiton pikë të plota në transfertën e Rusisë, njofton Insajderi.
Të dyja ndeshjet, ku skuadrat mysafire shënuan fitore, golat e fitores u shënuan në kohën shtesë të takimit.
Chelsea ka fituar 1:2 ndaj Rennes në Francë, ku golat për londinezët u shënuan nga Hudson-Odoi (22’) dhe Giroud në minutën e parë shtesë të takimit. Nikoqirët barazuan rezultatin përkohësisht me Guirassy (85’).
Ndeshjen tjetër të grupit, Sevilla fitoi po ashtu në kohën shtesë kundër rusëve të Krasnodar. Kroati Rakitiq shënoi pas vetëm katër minutash lojë, deri sa barazuan nikoqirët me Wanderson (56’). Kur takimi pritej të mbyllej me rezultat të barabartë, Munir El Haddadi nuk mendoi kështu, pasi në minutën e gjashtë shtesë të ndeshjes, realizoi golin e fitores për spanjollët.
Pas katër ndeshjeve në grup, prin Chelsea me 10 pikë, sa ka Sevilla në pozitën e dytë, që matematikisht i bie që të dyja skuadrat kanë kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ku kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në përfundim të fazës së grupeve. /Insajderi.com