Chelsea dhe Southampton vazhdojnë në FA Cup, eliminojnë Barnsley-n respektivisht Wolves-in

Chelsea dhe Southampton vazhdojnë në FA Cup, eliminojnë Barnsley-n respektivisht Wolves-in

Chelsea i Thomas Tuchel, triumfoi ndaj Barnsley-t me rezultatin 0-1 në ndeshjen e vlefshme për FA Cup, duke u kualifikuar për në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni, njofton Insajderi.

Sfidën e vendosi goli i realizuar nga sulmuesi Abraham në minutën e 64-të, pas asistit të James.

Vlen të theksohet fakti se kjo ishte fitorja e tretë radhazi jashtë fushe për trajnerin Tuchel, i cili duket se e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij me ‘blutë’ e Londrës.

Në çerekfinalen e FA Cup kaloi edhe Southepmton. “Shenjtorët” fituan 0-2 në një fushë të vështirë si ajo e Wolves. Golat e fitores u realizuan në pjesën e dytë nga Ings dhe Armstrong. /Insajderi.com