
Chelsea ka vendosur të rivalizojë Manchester Untied për transferimin e mesfushorit të Rennes, Eduardo Camavinga, transmeton Insajderi.
Drejtori i “Bluve”, Petr Cech po shpreson se mund të përdorë ndikimin e tij për të joshur Camavingan, pasi në të kaluarën ish-portieri ishte pjesë e Rennes.
Manchester United ka qenë rregullisht i lidhur me një lëvizje të 18-vjeçarit, të cilin ata e shohin si zëvendësues adekuat për Paul Pogban.
18-vjeçari edicionin e kaluar shënoi dy gola dhe dhuroi dy asistime në 43 ndeshje të zhvilluara për klubin francez./Insajderi.com