Chelsea dyfishon rezultatin, Mount autor i golit

Chelsea dyfishon rezultatin, Mount autor i golit

Chelsea ka dyfishuar rezultatin në sfidën e dytë gjysmëfinale të Champions League kundër Realit të Madridit, teksa me këtë gol, ekipi i Tuchel me një këmbë ndodhet në finalen e madhe të Stambollit, njofton Insajderi.

Po zhvillohej minuta e 85-të e ndeshjes, pas një presioni të madh të ekipi nikoqir, mesfushori francez Kante arrin ta rrëmbej topin nga spanjollët, ndërsa topin e rrëmbyer e dërgon në krahun e djathtë te Pulisic, i cili pasi arrin ta nxjerr nga porta Courtois, arrin të pasoj saktë te Mason Mount, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte në portën e zbrazët për të dërguar shifrat në 2:0.

Praktikisht, ky gol Chelsean dërgon në finale e Champions League ku e pret Manchester City. /Insajderi.com