Chelsea e fiton derbin e madh të Londrës, mund Arsenalin në ‘Emirates’ [Video]

Chelsea e fiton derbin e madh të Londrës, mund Arsenalin në ‘Emirates’ [Video]

Chelsea ka përmbysur Arsenalin për ta fituar derbin e madh të Londrës në ‘Emirates’.

Londra është e kaltër pasi blutë e udhëhequr nga Frank Lampardi mundën 1:2 Arsenalin e Mikel Artetës, në ndeshjen e parë të spanjollit në shtëpi, transmeton Insporti

Golin e parë në ndeshje e realizoi sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang për epërsinë e Arsenalit në minutën e 13′.

Arsenali ishte dominues në pjesën e parë por Chelsea ishte më kërkues në pjesën e dytë.

Mysafirët përmbysën gjithçka brenda katër minutave, me golat e Jorginhos dhe Tammy Abraham më minutat 83′ e 87′.

Chelsea, që është në krizë të rezultateve në ndeshjet në shtëpi, është një skuadër krejtësisht tjetër në ndeshjet si mysafir.

Kjo është fitorja e dytë e bluve në dy derbi radhazi, që të dyja të zhvilluara në udhëtim [Tottenhamin e kishte mposhtur 0:2].

Chelsea tani në pozitën e katërt ka 35 pikë, kurse Arsenali me 24 pikë mbetet në pozitën e 12-të në tabelë. /Insporti.com/