Chelsea e do Higuanin

Chelsea e do Higuanin

Klubi londinez Chelsea ka për synim që gjatë verës të transferoj sulmuesin argjentinas të Napolit, Gonzalo Higuain.

Siç raporton e përditshmja britanike “Mirror”, blutë kishin bërë ofertë për Higuanin edhe gjatë afatit kalimtar të janarit por që ishte refuzuar nga drejtuesit e Napolit të cilët e konsiderojnë argjentinasin si bartësin e lojës së tyre.

28-vjeçari nuk e ka konsideruar një kalim të mundshëm  në Londër gjatë janarit pasi dëshiron të fitojë titullin e Serisë A me skuadrën napolitane këtë sezon.

Higuain ka qenë në kulmin e formës së tij këtë stinor, duke shënuar 24 gola në po aq paraqitje në Serie A. Raportohet se Napoli e vlerëson super yllin e tyre 50 milionë euro, por mbetet të shihet nëse Chelsea do të jetë e gatshme të shpenzojë  këtë shumë për 28-vjeçarin.