Chelsea e nis me fitore në Premier League

Chelsea e nis me fitore në Premier League

Skuadra londineze e drejtuar nga Frank Lampard, në ndeshjen e parë të sezonit në ligë, ka arritur të shënoi fitore si myasfir ndaj Brighton Hove Albion, njofton Insajderi.

Në pjesën e parë, ishte ndeshje e ekuilibruar ku u shënua vetëm një gol, në minutën e 23’, shënoi italiani i natyralizuar Jorginho nga penalltia për shifart 1:0 në favor të mysafirëve.

Në pjesën e dytë, nëntë minuta pasi filloi pjesa e dytë, Leandro Trossard u përkujdes për barazim të rezultatit (54’).

Skuadra e Lampard nuk mund të pajtohej me këtë rezultat, me kalimin e minutave vazhdonte t’i intensifikonte sulmet në drejtim të portës kundërshtare.

Pas dy minutash nga barazimi i rezultatit, mbrojtësi i djathtë londinez Reece James riktheu epërsinë për londinezët (56’). Ndërsa 10 minuta më pas, për shifrat 1:3 u përkujdes qendër mbrojtësi francez, Kurt Zouma (66’).

Në këtë ndeshje debutuan edhe dy prurjet e reja të merkatos verore te londinezët, Timo Werner dhe Kai Havertz. /Insajderi.com