
Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve mes Chelseat dhe Manchester Cityt, raporton Insajderi.
“Blutë” e Londrës kaluan në epërsi tre minuta pa përfunduar pjesa e parë përmes Kai Havertz.
Fillimi i ndeshjes u karakterizua me dominim më të madh të skuadrës së Guardiolës, sidomos në mesfushë.
Pastaj, gradualisht londinezët morën kontrollin e lojës, ku edhe arritën të shënonin.
Duke e parë pjesën e parë, pjesa e dytë nuk është në dyshim se do të sjellë spektakël. /Insajderi.com
Mason Mount finds Havertz to put Chelsea up 1-0!!!! pic.twitter.com/ZCOPy3M63Y
— Back Again W/Troopz Podcast (@backagain) May 29, 2021