Chelsea eliminon nga FA Cup ekipin e Luton-it

Chelsea eliminon nga FA Cup ekipin e Luton-it

Chelsea i falet tri-golëshit të Tammy Abrahamit për t’u kualifikuar për në çerek-finalen e Kupës së Mbretëreshës (FA Cup), njofton Insajderi.

Blutë e Londrës kanë mundur 3-1 në stadiumin “Stamford Bridge”, skuadrën e Lutonit e cila militon në Championship.

Sulmuesi 23 vjeçar Abraham, ka realizuar tri herë në minutat 11′, 17′ dhe 74′, për t’i dhënë fitoren ekipit të Roman Abramoviç dhe për t’a kualifikuar për më tej, ku në çerek-finale do të gjejë skuadrën e Burnley. Goli i vetëm për skuadrën e Lutonit u shënua në minutën e 30′ me anë të Clark. /Insajderi.com