Chelsea “gozhdon” zonën Champions League, mposht West Hamin

Chelsea “gozhdon” zonën Champions League, mposht West Hamin

Chelsea mposhti 0-1 West Ham United në derbin londinez, duke marrë tre pikë të arta kundër një rivali direkt në tabelën e klasifikimit për vendin e katërt, pozitë që dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm, njofton Insajderi.

Golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi gjerman, Timo Verner në minutën e 43-të të takimit, pas një asisti të bukur nga talenti anglez Ben Chillwell.

Vendasit e mbyllën sfidën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Balbuenas në minutën e 81-të.

Me këtë fitore londinezët qëndrojnë në vendin e katërt me tre pikë më shumë se West Hami i vendit të pestë dhe një pikë më pak e Leicester City i vendit të tretë, por “dhelprat” kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. /Insajderi.com