Chelsea interesohet për Mirandan

Chelsea interesohet për Mirandan

Për mbrojtësin e Interit, Joao Miranda, pas Manchester United-it, tani ka shprehur interesim edhe klubi londinez, Chelsea.

Braziliani është duke u lidhur me një largim të mundshëm në afatin kalimtar të verës nga klubi italian vetëm pas një sezoni të kaluar me italianët, ku bëri paraqitje bindëse.

Roberto Mancini nuk e dëshiron largimin e brazilianit por nëse vije ndonjë ofertë e mirë gjithçka mund të ndodhë.