Chelsea interesohet për Umtitin

Chelsea interesohet për Umtitin

Samuel Umtiti nuk figuron fare në planet e Xavi Hernandez.

E ardhmja e tij duket larg nga Barcelona, ndërsa së fundmi është lidhur me një destenacion të ri: Londrën.

Sipas disa mediave evropiane – ai është në radarin e Chelseat.

Skuadra e udhëhequr nga Thomas Tuchel po dëshiron të përforcohet në repartin defanziv dhe Umtiti po shihet si opsion.

Madje – sipas raportimeve të njëjta, majtaku veçse është takuar me drejtuesit e ekipit anglez.

Ai iu bashkua Barcelonës nga Lyoni në vitin 2016, por nuk ka arritur të tregojë vlerën e tij për shkak të problemeve të shumta me lëndime.

28-vjeçari ka bërë 133 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Barçës./Insajderi.com