Chelsea kënaqet me një barazim, por ishte afër të bënte mrekullinë

Chelsea kënaqet me një barazim, por ishte afër të bënte mrekullinë

Ekipi i Chelsea, ishte afër që të bënte mrekullinë, pasi ata ishin afër të përmbysnin një epërsi prej tre golave ndaj ekipit të Slven Bilic, WBA.

Qysh në minutën e katërt të takimit, WBA shënuan përmes Robinson, duke i treguar Chelsea se ata do ta kenë të vështirë sonte ndaj tyre.

I njëjti lojtar, Robinson, në minutën e 25’ e dyfishoi epërsinë, pas një gabimi trashanik të transferit të ri të Chelsea, Thiago Silva

Epërsia u trefishua vetëm dy minuta më vonë, kur Bartley shënoi për 3 me 0.

Ndërsa, në pjesën e dytë, Chelsea kishte hyrë me vetëm një mision – të bënte të pamundurën.

Akoma pa u bërë dhjetë minuta nga fillimi I pjesës së dytë, Mason Mount, realizoi një gol të mrekullueshëm nga një largësi prej rreth 25 metra.

Hudson-Odoi, shënoi në minutën e 70’, për të ngushtuar epërsinë në vetëm një gol, ndërsa krejt në fund, Abraham, shënoi duke I mohuar tre pikët për ekipin e WBA dhe duke siguruar një pikë për ekipin e tij.

Me këtë barazim, nga tre ndeshjet e luajtura, Chelsea ka katër pikë të grumbulluara./Insajderi.com.