Premierliga do të sjellë një ndeshje tejet të fortë gjatë ditës së shtunë.
Dy nga pretendentët kryesorë për vendin e parë, Chelsea dhe Manchester City do të përballen në “Stamford Bridge” me fillim nga ora 13-30, shkruan Shqip.com.
Londinezët janë favorit në letër, pasi gjenden në vendin e parë në Premierligë me 13 pikë dhe janë në një ecuri të mirë të rezultateve.
Kurse, “qytetarët” kanë pasur luhatje të formës dhe gjenden në pozitën e pestë në tabelë.
Skuadra e udhëhqur nga Pep Guardiola nuk kanë kujtime të mira ndaj Chelseat pasi ishin mposhtur nga ta në finalen e Ligës së Kampionëve.
Në të njëjtin orar të zhvillohet edhe takimi ndërmjet Manchester United dhe Aston Villas.
“Djajtë e Kuq” vijnë prej humbjes që pësuan në “EFL Cup” nga West Ham United, por në Premierligë qëndrojnë mirë.
Ata pozicionohen në vendin e tretë me 13 pikë, ndërsa një lajm i mirë për ta është rikthimi i Edinson Cavanit nga lëndimi./Insajderi.com