Chelsea mposht City në “Etihad”, shtyn festën e titullit për ekipin e Guardiolës

Chelsea mposht City në “Etihad”, shtyn festën e titullit për ekipin e Guardiolës

Chelsea ka mposhtur Manchester Cityn si mysafir me rezultatin 1-2 në ndeshjen kryesore të xhiros së 35-të në Premier League, njofton Insajderi.

Golin për Cityn e shënoi Sterlingu në minutën e 44-të pas një gabimi të Christensen, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë City pati mundësinë ta dyfishojë rezultatin përmes penalltisë, por tentimi i Agueros për panenka nuk piu ujë mbi portierin Mendy.

Chelsea e barazoi rezultatin përmes Ziyechit në minutën e 63-të, ndërsa festën e Cityt përfundimisht e shtyu Alonso në minutën e dytë shtesë, duke ia pamundësuar të shpallet zyrtarisht kampion që sot. Chelsea poashtu pati dy gola të anuluara për pozitë jashtë loje.

Pas kësaj humbjeje, City vazhdon të jetë në vendin e parë me 80 pikë dhe titullin do ta kërkojë si mysafir i Newcastle, ndërsa Chelsea ngjitet në pozitën e tretë me 64 pikë dhe javën tjetër e pret Arsenalin.

Kjo nuk është përballja e fundit ndërmjet Manchester Cityt dhe Chelseat këtë stinor, pasi që këto dy skuadra do të ndeshen mes vete për trofeun prestigjoz të Ligës së Kampionëve në finalen e 29 majit në Stamboll. /Insajderi.com