Chelsea mposht Manchester Cityn, ekipi i Tuchel kalon në finalen e Kupës së Anglisë

Chelsea mposht Manchester Cityn, ekipi i Tuchel kalon në finalen e Kupës së Anglisë

Chelsea mposhti Manchester Cityn me rezultatin 1-0 dhe pret biletën për në finalen e Kupës së Anglisë që do të luhet në datën 17 maj në stadiumin “Wembley”, njofton Insajderi.

Londinezët zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, ku gjatë gjithë takimit arriti të dominonte takimin duke e zbehur shumë lojën e djemve të Guardiolës. Golin e fitore e shënoi Hachim Zyiech pas një asisti perfekt nga ana e Timo Vernerit në minutën e 55-të të takimit.

Guardiola erdhi me një rotacion në këtë sfidë duke lënë jashtë formacionit lojtarin më në formë FIl Foden dhe mesfushorin Gyndogan, por mesa duket tekniku spanjoll i kishte bërë llogaritë gabim. “Qytetarët” arritën të godisnin vetëm një herë portën e Chelseat gjatë 90 minutave, teksa Tuchel e kishte përgatitur sfidën në mënyrë fantastike duke mos i lënë shumë hapësira yjeve të Cityt.

Chelsea tashmë konsiderohet si një surprizë e këtij sezoni, ku pas startit zhgënjyes nën drejtimin e Lampard, me ardhjen e Tuchel ‘blutë’ kanë arritur të bëjnë mjaft mirë, duke siguruar finalen e Kupës së Anglisë dhe ndodhen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ditën e nesërme do të mësohet dhe kundërshtari i londinezëve në finale, teksa Leicester do të presë skuadrën e Southamptonit. /Insajderi.com