Chelsea mposht Porton si mysafir, hap i madh i anglezëve drejt gjysmëfinales së Champions League

Chelsea mposht Porton si mysafir, hap i madh i anglezëve drejt gjysmëfinales së Champions League

Chelsea ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, teksa ka mposhtur në ndeshjen e parë të çerekfinales, Porton në transfertë me rezultatin 2:0, njofton Insajderi.

‘Blutë’ e Londrës e nisën shumë mirë ndeshjen, teksa u shfaqën më kërkues që në fillim, me golin që erdhi në minutën e 32-të, ku Mason Mount, pas një topi të marrë jashtë zone, bën një lëvizje të bukur për të gjuajtur fortë dhe topi u ndal në rrjetë.

Pjesa e dytë nisi me Porton më kërkues, të cilët krijuan disa raste për shënim, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë. Atë që nuk e bënë portugezët, e bëri skuadra e Tuchelit. Në minutën e 85-të, Chilwell rrëmben një top në mbrojtjen e Portos, për ta dribluar më pas edhe portierin dhe për ta dërguar topin në rrjetë.

Një fitore shumë e rëndësishme kjo, e cila i jep një ndihmë të madhe anglezëve, për ndeshjen e kthimit. /Insajderi.com