Chelsea mposht rivalin direkt për Champions, Leicesterit i rrezikohet vendi i katërt nga Liverpool

Chelsea mposht rivalin direkt për Champions, Leicesterit i rrezikohet vendi i katërt nga Liverpool

Chelsea ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 rivalët e Leicester Cityt, njofton Insajderi.

Një fitore me shumë vlera kjo për të besuarit e Tuchelit, të cilët i kalojnë “Dhelprat” në renditje dhe tani marrin vendin e tretë me 67 pikë, duke siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve për sezonin tjetër.

Skuadra e Rogers zbret në vendin e katërt me 66 pikë dhe rrezikon shumë, pasi Liverpooli qëndron pas me tre pikë më pak, ndërkohë që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Rudiger në minutën e 47-të dhe Jorginho në minutën e 66-të i dhanë fitoren bluve të Londrës, ndërsa për Leicesterin shënoi Ihaenacho në minutën e 76-të. /Insajderi.com