Chelsea ia del të kualifikohet në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, falë fitores 2-0 në ndeshjen e kaluar, pasi në ndeshjen e kthimit janë mposhtur nga Porto me rezultatin 0-1, njofton Insajderi.
Ajo e sotmja foli e gjitha për portugezët e Portos, të cilët pas humbjes në ndeshjen e parë, sot kërkonin me çdo kusht përmbysjen, duke krijuar disa raste, pro goli i vetëm u shënua në minutën e 94-të nga Taremi dhe nuk kishte kohë për të barazuar shifrat dhe më pas të tentohej përmbysja.
Në këtë mënyrë, skuadra e Tuchel pret biletën për në gjysmëfinalen e Champions-it, ku do të përballen me fituesin e çiftit Real Madrid-Liverpool.
Në ndeshjen e sotme anglezët u shfaqën ndryshe nga herët e tjera në fushë, kjo ndoshta edhe për shkak të golave të shënuar në ndeshjen e parë. /Insajderi.com