Chelsea në avantazh në “Alfredo di Stefano” përball Real Madrid

Chelsea në avantazh në “Alfredo di Stefano” përball Real Madrid

Chelsea ka shënua  gol në sfidën e parë gjysmëfinale të Champions League kundër Real Madrid në Spanjë, njofton Insajderi.

Po zhvillohej minuta e 14-të e ndeshjes, kur pas një topi të gjatë nga mbrojtësi gjerman Antonio Rudiger, e gjen më së miri sulmuesin amerikan Pulisiç, i cili pasi dribloi portierin belg Courtois, arriti ta dërgonte topin mes mbrojtëse madrilen, për të kaluar ekipin e Tomas Tuchel në epërsi.

Sfida në “Alfredo di Stefano” është ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, teksa ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Londër. /Insajderi.com