
Është mbyllur pjesa e parë në “Roazhon Park” mes Rennes dhe Chelsea, ku pas 45’ minutave të parë të takimit, mysafirët ndodhen në epërsi minimale, njofton Insajderi.
Po zhvillohej minuta e 22-të e ndeshjes, ku pas një asistimi nga Mason Mount, arrin të shënoi golin e avantazhit Hudson-Odoi.
Deri në fund të pjesës së parë, të dyja ekipet kishin raste shënimi, vendasit për të barazuar rezultatin, ndërsa miqtë për të shënuar golin e sigurisë, mirëpo deri në fund të vërshëllimës finale të pjesës së parë nga gjyqtari Kuipers, rrjetat mbeten të pa prekura.
Në ndeshjen tjetër në këtë grup, spanjollët e Sevillas po fitojnë me golin e Rakitic të shënuar në minutën e katër kundër rusëve të Krasnodar. /Insajderi.com