Chelsea në finale të Fa Cup

Chelsea në finale të Fa Cup

Ekipi i Chelsea ka arritur ta mposhtë Manchester United me rezultat 3 me 1, për të siguruar finalen e Fa Cup.

Ndeshja u karakterizua me ndërhyrje të shumta të lojtarëve të Chelsea dhe me gabime të mbrojtjes së United.

Ishte Oliveri Giroud ai i cili shënoi golin e parë, në minutën e 45’-11’ të lojës shtesë, pas një reagimi të dobët të Lindelof dhe një intervenimi gjithashtu të dobët të De Gea. Në fillim të pjesës së dytë, lojtari i ri i United, Brandon Williams gaboi në një pasim, duke pasuar tek Mason Mount, i cili plasoi një goditje të lehtë, por që De Gea nuk arriti ta mbronte. Goli i tretë ishte një autogol nga kapiteni Harry Maguire, raporton Insajderi.

Golin e vetëm për United, e shënoi Fernandes nga pika e bardhë, pasi Martial u ndalua në zonën e rreptësisë.

Chelsea do të ndeshet me Arsenal në finale të kësaj gare, me datë 1 gusht./Insajderi.com.