
Sulmuesin norvegjez i gjermanëve të BVB Dortmund, Erling Braut Haaland, sezonin e ardhshëm shumë lehtë mund ta shohim në Premier League te skuadra londineze e Chelsea-t, njofton Insajderi.
Sipas të përditshmes angleze “The Sun”, sulmuesi 20 vjeçar ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë eurosh, ndërsa kjo nuk paraqet aspak problem për miliarderin rus, pronarin e Chelsea, Roman Abramovich, që të paguajë klauzolën e lirimit dhe që norvegjezi të hyjë nën urdhërat e Frank Lampard.
Në 48 ndeshjet e fundit, me Dortmundin dhe Norvegjinë, Haaland ka shënuar 51 gola, kështu duke ngjallur interesimin edhe të madrilenëve të Realit. /Insajderi.com