Chelsea pas Kai Havertz

Chelsea pas Kai Havertz

Shumë media në Gjermani dhe Angli, janë duke raportuar për interesimin e Chelsea’s, për lojtarin e Leverkuzen Kai Harvetz, transmeton Insajderi.
Është pothuajse e sigurt që Kai do të largohet nga ekipi gjerman, e vetmja gjë që ka mbetur pa u zbardhur është ekipi i ardhshëm i tij. Chelsea, PSG, Bayern Munich, Juventus etj, i janë vënë pas, por gara kryesohet nga Chelsea.
90 million euro është shuma e cila duhet të paguhet për lojtarin i cili krahasohet me brazilianin, Leite Kaka’. Nëse ky transferim ndodh, lojtarët e Chelsea’s si Ross Berkley, Mason Mount dhe Loftus-Cheek do të duhet ta konsiderojnë të ardhmen e tyre, pasi që të tre lojtarët luajnë me rotacion në pozitën e njëjtë./Insajderi.com