Chelsea pas lojtarit të Manchester United

Chelsea pas lojtarit të Manchester United

Ekipi i Chelsea, me gjithë shpenzimet e mëdha, nuk po mund të bëhet rehat me portier. Dean Henderson i Manchester United, që është i huazuar tek Sheffield United është bërë prioritet për Frank Lampard.

“David De Gea është një nga portierët më të mirë në botë, nuk e di nëse do të kem rastin të fitojë vendin si numri 1 tek United, prandaj nuk e di të ardhmen time”, ka deklaruar Henderson. Kjo deklaratë që ka shqetësuar fansat e djajve të kuq, pasi që Hendo llogaritet si një nga portierët me të ardhmen më të ndritur, shkruan The Sun, raporton Insajderi.

Në të njëjtën kohë, Chelsea ka hapur si opsion huazimin e Kepa’s tek Sevilla që është shumë e interesuar për shërbimet e tij./Insajderi.com