Chelsea pas mbrojtësit të Manchester City

Chelsea pas mbrojtësit të Manchester City

Ekipi londinez i Frank Lampard, ka vënë në shënjestër qendër mbrojtësin e Manchester City, John Stones, për ta transferuar tek Stamfod Bridge.

Football Insider, ka njoftuar se Chelsea ka mbajtur konsulta të brendshme, për të diskutuar mundësin e transferimit të Stones, duke analizuar nëse ai do të përshtatej tek ekipi i Lampard dhe duket se nga këto konsulta, të gjithë kanë qenë dakord se Chelsea duhet të tentoj transferimin e Stones, transmeton Insajderi.

Stones ishte transferuar nga Everton tek Manchester City, si transferim rekord për një mbrojtës në atë kohë, por që lojtari nuk ka arritur të përcjellë formën e njëjtë tek City, sikurse që e kishte tek Everton./Insajderi.com.