Chelsea përgatit ofertë për Haaland

Chelsea përgatit ofertë për Haaland

Chelsea ka shprehur interesim tash e sa kohë për një sulmues, dhe emri i sulmuesit të Dormundit, Erling Haaland është në listën e tyre kryesore, transmeton Insajderi.

Sipas “Goal”, blutë janë duke përgatitur ofertë prej 175 milion euro për yllin e skuadrës gjermane.

Transferimi i Jadon Sanchos te Manchester United, i ka shtyrë blutë që sa më parë të blejnë një sulmues në mënyrë që të përforcojnë sulmin e tyre.

20-vjeçari është pjesë e verdh e zinjëve që nga janari i vitit 2020.

Gjatë kësaj periudhe me klubin ai ka shënuar 40 gola në 43 ndeshje me ta./insajderi.com