Chelsea “rrëmben” vendin e parë në ishull

Chelsea “rrëmben” vendin e parë në ishull

Edhe pse me shumë vështirësi, Chelsea ka arritur të shënojë fitoren e radhës në Premierligë.

Londinezët kanë mposhtur Southamptonin me rezultat 3-1, për të arkëtuar pikët e plota, shkruan Insajderi.com.

Golin e parë në këtë takim e shënoi qendërmbrojtësi Trevoh Cholebah, pas vetëm nëntë minutave lojë. Në rolin e asistuesit ishte Ruben Loftus-Cheek i cili tashmë ka filluar të marrë minutazh pas një kohe të gjatë.

Chelsea shënoi edhe njëherë në pjesën e parë me anë të Timo Werner në minutën e 41-të, por u anulua nga VAR-i.

45 minutëshin e dytë më mirë e nisën mysafirët të cilët barazuan me anë të James Ward-Prowse nga pika e bardhë.

Por, nga minuta e 77-të, Prowse u shndërrua në fytyrën “tragjike” të ndeshjes pasi u ndëshkua me karton të kuq, për shkak të ndërhyrjes që bëri në Jorginhon.

Pas këtij momenti, Kampionët e Evropës patën kontrikkë totale në lojë dhe shënuan dy herë. Fillmisht me anë të Timo Ëerner e pastaj me Ben Chiwell, Chelsea shënoi fitore të pastër dhe tejet të rëndësishme në këtë fazë të kampionatit.

Goli i shënuar nga Timo Wener

Pas kësja fitore, skuadra e udhëhequr nga Thomas Tuchel është lider në Premierligë me 16 pikë, dy më shumë se Liverpooli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Insajderi.com

Goli i shënuar nga Ben Chiwell